Tirana ka arritur të fitojë në përballjen e parë për Kupën e Shqipërisë në ‘klasiken’ kundër Vllaznisë me rezultatin 2-0. Të dy golat për të besuarit e Ze Maria-s janë shënuar në pjesën e dytë.

45 minutat e para nuk dhuruan atë që pritej pasi dihet se kjo përballje është shumë e ndezur. I vetmi episod ishte ai në minutën e 3 kur bardheblutë kaluan në avantazh, por gjyqatri e anuloi pasi më parë sipas tij pati faull.

ok

Pjesa e dytë ishte e kundërta e së parës. Aksionet e rrezikshme nga të dy skuadrat gjetën finalizimin vetëm në minutën e 68-të. Ishte Tirana ajo që falë ‘shpërthimit’ të Majkëll Ngo në krahë dhe asistit në zonë të kaloi në avantazh falë finalizimit të Grecës. Goli i dytë erdhi pak para fundit të lojës me mbrojtësin Olivera që kërceu me kokë duke shfrytëzuar siç duhet një goditje këndi.

e60eac67-5a45-404a-b176-669b541b3ef9

cc7a6e78-1a6b-496e-9942-79930dce536d

Kjo sfidë mund të cilësohet edhe si “klasikja e hakmarrjes” pasi bardheblutë kurrsesi nuk mund t’a harrojnë rënien nga Superliga sezonin e kaluar në ndeshjen e fundit pikërisht ndaj shkodranëve. Ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë do të luhet në “Loro Boriçi”.

e0c2c718-7466-4e70-bc6d-523b3c36c375

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Tirana-Vllaznia 2-0

93′ Ngo provon me një goditje nga jashtë zonës topi përfundon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të tretë Tirana me Erjon Hoxhallarin, i cili përfitoi nga shthurrja e mbrojtjes shkodrane duke hyrë brenda zonë, gjuajtja e tij është devijuar në këndore.

82’ Mbrojtësi Olivera shënon me kokë nga goditja e këndit golin e dytë për Tiranën

70′ Ka dalë nga fusha e lojës kapiteni Gilman Lika, në fushë Atsina.

68’ Shënon Tirana. Futbollisti Majkell Ngo merr një inkursion nga krahu dhe fut një asist të bukur në zonë që gjen finalizimin e Bedri Grecës.

59′ Arlind Kalaja provon me një harkim nga krahu i majtë, topi përfundon në duart e portierit Lika.

57′ Zëvendësimi i parë te Tirana, largohet Celhaka në fushë Ngo.

53′ Vllaznia i afrohet golit të avantazhit me Gliman Likën, por gjuajtja e mesfushorit devijohet në këndore.

46′ Nis pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”

45+1′ Mbyllet me rezultatin 0-0 pjesa e parë

42′ Hoxhallari provon me një gjuajtje me të majtën në ecje e sipër, por topi përfundon mbi traun e Sherrit.

34′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson kapiteni Gilman Lika, topi kalon gjithë pasqyrën e portës, por nuk arrin të devijohet nga futbollistët shkodranë.

15′ Doka shpërthen në krahun e djathtë dhe harkon një top në qendër të zonës së Vllaznisë. Del portieri i Vllaznisë duke kontrolluar topin pasi asnjë nga sulmuesit e Tiranës nuk ndjek aksionin.

12′ Një tjetër mundësi e mirë për kryeqytetasit, Bedri Greca gjuan bukur në krahun e djathtë, por portieri Sheri, ka treguar reflekset duke mos lejuar topin t’i drejtohet rrjetës.

3′ Tirana gjen rrugën e rrjetës me Sentamun, por gjyqtarin Alla kemi të bëjmë me një gol të parregullt, pasi sipas tij, lojtari bardheblu shkaktoi faull.

2′ Tirana jep sinjalin e parë të rrezikshë me Sentamu, por gjuajtja e sulmuesit ishte e gabuar.

1′ Ka nisur takimi.

Tirana – Vllaznia 0-0

Tirana: Lika, Hoxhallari, Uellison, Turtulli, Doka, Maveje, Daja, Karabeci, Sentamu, Celhaka, Greca.
Trajner: Ze Maria

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Marku, Orelesi, Gocaj, Bardulla, Kalaja, Lika, Vucaj, Krymi, Ribaj.
Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtar: Laver Alla

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb