Pas vendimit të fundit të Komisionit të Disiplinës, që ndëshkoi me 300 mijë lek të reja klubin e Tiranës për sjelljen e tifozërisë bardheblu në takimin e fundit kundër Luftëtarit, ka reaguar menjëherë klubi kryeqytetas, që ka kritikuar tifozërinë e saj për reagimet e shëmtura dhe ka kërkuar më shumë sportivitet.


Kjo sepse ndeshja e radhës brenda do të jetë derbi kundër Partizanit dhe pasojat mund të jenë më të rënda në rast të një sjellje të ngjashme.


Komisioni i Disiplines vendosi: KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek te reja. Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë për sjelljet e pahijshme të disa tifozëve në ndeshjen e fundit Tirana – Luftëtari, takim i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sendet dhe shishet e ujit të hedhura në fushë, janë kundër cdo vlere të komunitetit bardheblu. Klubi bën apel për të ruajtur qetësinë, sportivitetin dhe vlerat qytetare në stadium. Gjobat, mbyllja e dyerve të tribunave apo dhe dëmtimi i stadiumit, penalizojne klubin dhe cilindo prej tifozëve që pret të jetë cdo fundjavë pranë skuadrës. Këto sjellje të perseritura duhet të mos rikthehen më në stadium, aty ku skuadra meriton të përkrahet dhe duartrokitet.


  • foto galeri
  • foto galeri

(j.s/BalkanWeb)