Në fillim humbja me Kukësin dhe më pas ajo, edhe më e rëndë, në derbin kundër Partizanit. Goditje që kanë tronditur Tiranën dhe kanë zbehur kuotat e saj në garën për titull. Asnjë ekzagjerim. Megjithëse është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë, dy disfata radhazi kundër dy rivalëve direktë “ngelin në klasë” të besuarit e Ardian Memës në testet e forcës.

71746090 2376506089272166 763470805261615104 N
71746090 2376506089272166 763470805261615104 N

Sigurisht, atmosfera nuk është e njëjtë me atë të fillimit, ku paraqitjet dhe rezultatet e projektonin Tiranën mes pretendentëve kryesorë për trofeun e Superligës. Gjerat kanë ndryshuar, ndërsa optimizmit që solli merkato e pasur në merkaton e verës, ia ka zënë vendin “ankthi” mes futbollistëve bardheblu, pas deklaratave në të nxehtë të presidentit Refik Halili menjëherë pas derbit. “Disa lojtarë nuk e meritojnë të luajnë dhe do të shkojnë në ekipin B”, ishte shprehur numri një i klubit, por ndeshja e së shtunës do të konfirmojë nëse Halili do të mbajë fjalën, apo ishte vetëm një shpërthim emocional I diktuar nga trishtimi.

71474894 2376507252605383 2414979670098313216 N
71474894 2376507252605383 2414979670098313216 N

Mes presionit dhe tensionit, Tirana nuk mund t’I lejojë vetes një tjetër hap fals, ndërsa si një mundësi të mirë për t’u kthyer te fitorja sheh tranfertën kundër Flamurtarit. Bardheblutë nuk mund të gjenin një rival me më shumë probleme. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Tjetra, tregon se Flamurtari kërkon me çdo kusht pikë dhe një tjetër ndalesë në Vlorë do të fuste në krizë të vërtetë Ardian Memën dhe skuadrën e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb