Tirana dhe Bledi Shkëmbi janë në kërkim të fitores së parë, pas tre javëve barazim. Kalendari këtë javë i sposton në Ballsh në një ndeshje ku në 10 takimet e fundit gjithmonë kanë dalë me pikë.

Në fakt, Tirana nuk humbet me ballshiotët prej 2020-ës, më saktë ndeshjen 2- 1 të fituar nga mallakstriotët në atë sfidë polemike, që u mor në diskutim edhe nga Etika. Pas asaj ndeshjeje në 2 korrik 2020 janë luajtur edhe 10 ndeshje të tjera. Nga këto 10 takime, bardheblutë kanë fituar katër ndeshje. Gjashtë takime të tjera janë mbyllur në barazim. Për këtë sfidë dihet që është Përgjoni i ka mbyllur llogaritë, ashtu si edhe Jordi Jaku.

Asddsaadsadsasasds
Asddsaadsadsasasds

FORMACIONI – Me kthimin e Aran Isuf por edhe Bajroviç, si dhe performancën e Rimal Haxhiut kartat janë ngatërruar te Tirana. Shkëmbi duhet të vendosë për 11- shen. Qëllimi është që të luajnë ata që e nisën titullarë me Egnatian në Durrës, por të shohim.

Llogaria e Shkëmbit është e tillë që titullar do ta nisë në portë Selmani. Në mbrojtje, Gjumsi, i cili i ka dhënë shumë ritëm ekipit në krahun e djathtë. Në qendër Kola dhe Mici. Në krahun e majtë është Ismaili. Në mesfushë, Jonuzi, Meta ose Dembele si dhe spanjolli Soler. Sulmi do të ketë dy dyshime. Me Prengajn titullar të padiskutueshëm, do të shihet nëse në qendër do jetë Bajroviç apo golashënuesi Zharmuni.

Edhe në krah pritet të shihet nëse do të jetë Haxhiu apo Abah që në ndeshjen me rrogozhinasit nuk ishte fare në fushë gjatë pjesës së parë. Skuadra luan transfertën e tretë në kampionat nga katër takime, edhe pse sfida me Egnatian, ku ishte pritëse u luajt në Durrës. Bardheblutë janë skuadra për rekord, pasi në katër javë asnjë minutë nuk e kanë luajtur në kryeqytet.

Tiranës i duhet fitorja që të ngjitet në renditje dhe të jetë sa më pranë katërshes së parë. Konkurrenca është shumë e fortë këtë kampionat. “Final 4” është një objektiv që duhet të arrihet me doemos këtë sezon, paçka se ekipi ka ndryshuar i gjithi. Për të mos harruar që skuadra ka dy vite që nuk fiton një trofe. Edhe në derbi ka më shumë se 1 vit që nuk arrin të triumfojë. Objektiva që duhet të arrihen nga Shkëmbi dhe bardheblutë, të cilët këtë herë nuk kanë më asnjë alibi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb