Projekti për të rikthyer Tiranën e madhe me sa duket tremb jo pak rivalët. Bardhebutë kanë nisur në sulm fushatën e transferimeve ku përveç tre afrimeve zyrtare flitet dhe për një ofertë në drejtim të Valdet Ramës. Ish mesfushori i Kombëtares ishte një nga goditjet më të bujshme të klubit verilindorët gjatë merkatos së janarit, një futbollist i aftë të bëjë diferencën në fushë por problemet e vazhdueshme me gjurin nuk e lejuan të jap më të mirën. Rama me sa duket vijon të jetë pjesë e projektit të Kukësit pasi klubi ka reaguar me anë të një statusi në faqen zyrtare në Facebook duke konfirmuar Ramën edhe për sezonin e ardhshëm:

Valder Rama Kukesi
Valder Rama Kukesi

“Duke iu referuar spekulimeve të medias, për largimin e Valdet Ramës nga skuadra jonë, njoftojmë tifozët dhe të gjithë opinionin sportiv, se mesfushori është në kontratë me FK Kukësin dhe do i bashkohet ekipit në fundjavë për të zhvilluar fazën përgatitore”, lexohet në postimin e klubit verilindorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në të njëjtën kohë edhe Kukësi vijon të jetë aktiv në tregun e transferimeve. Pas firmës me portierin Avdyli, me mesfushorin Emiljano Musta dhe me sulmuesin Marko Van Basten Çema, klubi i Kukësit ka bërë zyrtar arritjen e marrëveshjes me Bruno Lulaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka lënë Skënderbeu për tu transferuar te Kukësi, skuadër më të cilën ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: