Kryeqyteti i Shqipërisë vijon që të jetë një ndër vendet më të ndotura të Europës. Indeksi i ndotjes, i cili përllogaritet nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave mbi cilësinë e jetës, tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Europës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës nëMaqedoni dhe Chelyabinsk në Rusi.
Përkeqësimi i nivelit të ndotjes në Tiranë, sjell edhe uljen e cilësisë së jetës për ata që jetojnë në kryeqytet apo që po mendojnë të shpërngulen në Tiranë. Numbeo shërben si baza më e madhe e të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetës për tëhuajt që kërkojnë informacion për vendet ku do të udhëtojnëapo do të shpërngulen.
Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur i Europës ështëShkupi. Sipas të dhënave të publikuara nga Numbeo, indeksi i ndotjes në Shkup shënoi 82.6. Por, ndryshe nga Tirana, indeksi i ndotjes në Shkup nuk ka pësuar ndryshime gjatëpjesës së parë të viti.
Sipas renditjes që ka realizuar Numbeo, nga qytetet më tëndotura tek ato më pak të ndotura, tek ato më të ndoturat mbizotërojnë qytetet e Europës Lindore dhe Juglindore, kryesisht në Rusi, Maqedoni, Bosnje dhe Ukrainë.
Ndër qytetet më të ndotura të vendeve që janë anëtare tëBashkimit Europian renditet Napoli, i cili është në vend tëgjashtë, ndërsa Bukureshti i Rumanisë renditet në vendin e 9.
Qyteti më pak i ndotur i Europës, sipas vlerësimit të Numbeos është Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, i cili ka shënuar për 6-m e 2019-s vetëm 12.4 pikë në indeksin e ndotjes.
Qytetet të tjera që janë pak të ndotura ndër të tjera janëRekjaviku, kryeqyteti i Islandës, Zyrihu në Zvicër, Stokholmi, Malmo dhe Gothenburg në Suedi, Vjena në Austri dhe Kopenhageni në Danimarkë, të cilët kanë shënuar më pak se 20 pikë në indeksin e ndotjes.
Në total, janë marrë në shqyrtim 82 qytete të kontinentit Europian.
Indeksi i ndotjes nga Numbeo është një përllogaritje e ndotjes së përgjithshme të një qyteti. Pesha më e madhe i është dhënëndotjes së ajrit dhe më pas peshës së ndotjes së ujit, dy ndër faktorët kryesorë të ndotjes. Një peshë më të ulët kanë llojet e tjera të ndotjes./Monitor