Tirana deri në 31 korrik do të qëndrojë në kryeqytet, ndërkohë që të shtunën do të zhvillojë një miqësore në Luz. Përballë do të ketë një kundërshtar si Apolonia, ndërkohë që trajneri Bledi Shkëmbi kërkon fitoren e parë me fanellën e Tiranës.

Prej ardhjes së tij në krye të bardhebluve ai ka koleksionuar dy barazime, një 2-2 në miqësoren me Ballkanin dhe 1-1 në ndeshjen e Europës kundër Torpedos. Tirana është mundur në tri takime të tjera.

Dy herë në miqësore kundër Shkëndijës dhe Strugës, si dhe në takimin zyrtar me Torpedon në Elbasan. E veçanta e këtyre humbjeve është fakti se ajo janë mbyllur të gjitha 0-1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb