Tirana ka gjetur rezultatet në ndeshjet e para të 2019-ës, ndërsa mision për bardheblutë e drejtuar nga Ardi Mema është vazhdimësia. Situata në tabelën e renditjes nuk është e mirë, ndërsa rreziku i zonës së ftohtë është evident. Por përpara sfidës së ardhshme dhe shumë të vështirë në Superligë, atë në transfertë kundër Kukësit, 24 herë kampionët duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit.

51535111 2219199428336167 7045289740462981120 N
51535111 2219199428336167 7045289740462981120 N

Fitorja 2-0 në përballjen e bën kualifikimin thuajse të sigurtë, por Mema nuk do t’i lerë asgjë rastësisë, aq më tepër që tekniku e di mirë se një tjetër fitore do të shtonte dozat e optimizmit dhe do të ruante atmosferën pozitive te skuadra. Po ashtu, bardheblutë nuk duan të rrezikojnë, atë që e konsiderojnë si “rrugën e shkurtër” për të arritur te Kupat e Europës, një objektiv i vendosur nga presidenti Refik Halili dhe që duket shumë I vështirëë të realizohet nga Superliga.

51486738 2219200495002727 8932250623726845952 N
51486738 2219200495002727 8932250623726845952 N

Tirana ka vijuar përgatitjet në prag të transfertës kundër Flamurtarit, ndërsa në stërvitje me skuadrën është kthyer edhe Dorian Kërçiku. Aktivizimi i tij të mërkurën mbetet në dyshim, ndërsa e sigurt është që Mema duhet t’i bëjë llogaritë sërish pa Edon Hasanin. Mesfushori vazhdon rikuperimin për të qënë gati për sfidën e së dielës kundër Kukësit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb