Situata ku ndodhet Tirana nuk është as e qetë e as komode, pavarësisht se si Mema ashtu dhe stafi i tij kanë marrë besimin e presidentit Halili. Numri 1 i bardhebluve ishte i qartë kur theksoi se kush nuk mban presionin që ekziston në një klub si Tirana mund të largohet. Presioni në fakt është i madh në prag të sfidës kundër Laçit, një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht për të mos zbehur objektin e vetëm dhe kryesor, titullin kampion.

Mema
Mema

Kjo është një ndeshje që Mema dhe lojtarët e afruar me shumë bujë gjatë merkatos të konfirmojnë se janë të duhurit për projektin bardheblu. Për vetë pozitat ku ndodhet Laçi, vjen pas 3 barazimeve radhazi por me një trajner të ri dhe ekspert si Armando Cungu, e bëjnë këtë sfidë të vështirë për kryeqytetasit. Mema nuk ka ndërmend të ndryshoj shumë as në këtë rifillim të Superligës, pritet ti besojë po të njëjtëve lojtarë, fundja ekipi i tij funksionoi mirë pavarësisht mungesës së rezultateve. Me grupin ka qenë i pranishëm edhe Erjon Hoxhallari, pavarësisht se për të ishte parashikuar një spostim në ekipin B.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: