Edhe kishte disa ditë në provë te Tirana, por më në fund ka bindur trajnerin Ardian Mema për aftësitë e tij.


Pak çaste më parë klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e dimrit, Jurgen Goxha.


Mbrojtësi 26-vjeçar, vjen nga ekipi i Erzenit në Kategorinë e Parë, dhe do të jetë një forcë më shumë për Ardian Memën në repartin difensiv.


Goxha ka firmosur për 1 vit e gjysmë me bardheblutë. Goxha spikati në pjesën e parë të sezonit në Kategorinë e Parë, teksa ishte dhe kryegolashënuesi i ekipit me 7 gola, shifër e konsiderueshme kjo për një qendërmbrojtës.

Ndërkohë Tirana e kishte të nevojshme afrimin e një lojtari në këtë pozicion pas prishjes së kontratës me Sedat Berishën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb