Renditjen e Tiranës mes 10 kryeqyteteve evropiane më të gjelbëruara nga Agjencia Europiane e Mjedisit, kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si vlerësim duke ftuar edhe opozitën në mbjelljen e pemëve.

“Është një vlerësim që na e jep BE, jo i bindjeve tona politike, kështu që në këtë sens do të doja që të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike do i lëmë qytetit dhe fëmijëve të qytetit një pajë të jashtëzakonshme për gjeneratat që do të vijnë. Ato pemë ndoshta, nuk bëjnë hije sot, por nga pak përditë mbas 9 vitesh marrim këtë vlerësim dhe diçka që mbjellim këtë vit do e marrë vlerësimin në një dekadë tjetër”

Duke folur nga foltorja e Këshillit Bashkiak, Veliaj bëri me dije se stadiumet Selman Stermsi dhe Pallati i sportit Asllan Rusi do të transformohen, me projekte te ngjashme si arena kombëtare.

“Ne do ta fillojmë një proces bashkëpunimi me projektin e rijetëzimit të stadiumit “Selman Stermasi” për të pasur një hapësirë ekonomike të ngjashme me atë që kemi te Arena Kombëtare dhe pastaj, me t’u përgatitur do të vazhdojmë dhe me pallatin e sporteve “Asllan Rusi”. Një pallat sportesh që nisi si hangar është totalisht i amortizuar, ndaj kemi një shans për të pasur dhe aty një investim serioz. Ashtu siç kemi pasur ndeshje ndërkombëtare te Arena Kombëtare, finalja e UEFA Conference League që do ishte e pamundur me stadiumin e vjetër që kishim”,

Kreu I bashkisë lajmëroi edhe rritjen e pagave punonjës të administratës së bashkisë Tiranë, duke I njësuar me ato të administratës publike. Edhe paga e edukatoreve do të shkojë në masën 58,000 lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb