Në shtëpinë e bardhebluve mund të ndryshojnë trajner, strategji e lojtarë por e vetmja gjë që nuk ndryshon këtë sezon është fiksimi i presidentit Halili për të fituar titullin kampion. Numri 1 i bardhebluve ka investuar shumë këtë sezon, pavarësisht se jo me një filozofi të qartë apo një projekt afat gjatë, Halili kërkon më çdo kusht titullin kampion për të festuar siç duhet 100 vjetorin e themelimit të klubit. Presioni është i madh te Tirana dhe i pari që e pagoi ishte Ard Mema.


Refiku Ahmataj
Refiku Ahmataj

I njëjti objektiv, i njëjti presion qëndron edhe mbi trajnerin e ri Julian Ahamtaj. Fitorja kundër Luftëtarit i dha pak frymëmarrje por sërish java pasuese ka qenë jo pak stresuese. Ahamtajt i është dashur të bëjë gjithçka nga e para, sipas vizionit të tij, por në vigjilje të sfidës kundër Teutës planet e Ahmataj morën një goditje teksa duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Albi Doka dhe Elton Kale.


Ahmataj
Ahmataj

Mbrojtësi pësoi një dëmtim në Gjirokastër, kavilja vijon ta shqetësoj duke mos e lejuar ta çoj deri në fund seancën stërvitore. Nuk u stërvit me grupin as Elton Kale, braziliani pësoi një goditje në gju dhe nuk u përfshi në asnjë moment në stërvitje, e kishte të pamundur dhe të vraponte. Përtej mungesa, Teuta është një ndeshje që nuk duhet humbur në rastin më të keq.


Teuta
Teuta

Tirana nuk dëshiron të shkëputet nga ekipet e kreut, “Niko Dovana” është një stadium që i ka sjell fat por në pozitat ku ndodhet ekipi i Bledi Shkëmbit, që kërkon pikë të plota pas dy blofeve në dy ndeshjet e fundit, e bën këtë sfidë një ndeshje me koeficient të lartë vështirësie. Një fitore e mundshme në Durrës, dhe duke iu referuar kalendarit në javët e ardhshme mund ti jap Tiranës një bonus të madh për tu futur me kohë të plotë në vallen e titullit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb