Te Tirana janë në ajër, për shkak të numrit të të huajve që lejohet të luajnë në Kategorinë Superiore. Klubi ka bllokuar çdo marrëveshje me lojtarët vendës dhe të huaj, pasi pret diçka të madhe nga e premtja.

Tirana shpreson që Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së të shtojë numrin e të huajve. Kjo do të thotë firmë me lojtarë të huaj që janë në pritje.

Nëse Komiteti nuk çon në pesë të huajt në fushë, atëherë Tirana do të ndërrojë strategji dhe do të rinovojë me lojtarët shqiptarë. Aktualisht, Tirana ka të huaj Kobinanë, Torasën, Kalenë dhe projekton Ngonë e Dungën, çka do të thoshte se numri katër i të huajve në formacion do të plotësohej që në letër./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: