Si rrallë herë në vitet e fundit, Tirana vjen në kushte perfekte në vigjilje të derbit të kryeqytetit. Ard Mema ka në dispozicion grupin e plotë, asnjë lojtarë të pezulluar, asnjë të dëmtuar, ka mundësi të përzgjedh 11-të më të mirët për të thyer më në fund Partizanin.

Mema
Mema

Prej 5-vitësh bardheblutë nuk e njohin shijen e fitoren në sfidën më të rëndësishme të futbollit shqiptar, një makth të cilin Mema kërkon ti jap fund. Jo vetëm grupi i plotë, por më në fund Mema ka sjellë harmoninë brenda ekipit, kjo u pa qartë edhe në seancën e fundit stërvitore, të qeshur dhe të përkushtuar në maksimumin për ti marrë më të mirën sfidës kundër Partizanit.

2019 ka hyrë në mënyrën më të mirë të mundshme për kryeqytetasit, fillimisht siguruan kualifikimin në Kupë, ndërsa në kampionat në 5 ndeshjet e fundit nuk njohin humbje: 3 fitore 2 barazime, një ecuri pozitive e cila i ka larguar nga zona e ftohtë.

Ngo
Ngo

Mema në këtë derbi ka një armë më shumë, një gjigand si Majkëll Ngo, një nga të paktët sulmues të Superligës i aftë për të bërë diferencën. Ngo është kthyer në liderin absolut të këtij ekipi, shumë shpejt është shndërruar dhe në idhullin e tifozerisë, një fitore në derbi me firmën e tij do ti jepte sezonit të Tiranës një tjetër ngjyrim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb