Nëse ju pëlqen arti, mos e humbni mundësinë ta shikoni Tiranën nën magjinë e akuarelit. Pas dy edicioneve shumë të suksesshme të viteve të kaluara, rikthehet në Tiranë Bienalja e tretë Ndërkombëtare e Akuarelit. 400 kryevepra të artit botëror nga më shumë se 60 vende të botës vijnë në Tiranë në sallat e Muzeut Kombëtar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo Bienale do të bashkohet me Bienalen Ndërkombëtare VIZart “Auto-Portret”, dhe të dyja do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar, por në hapësira të ndara, një mundësi e shkëlqyer për të sjellë në Tiranë artistë nga më të mirët dhe për të promovuar pikturën me bojëra uji. Edhe këtë vit kurator i Bienales do të jetë Helidon Haliti.

Gjatë ditëve të Bienales do të organizohen demonstrime Live në Muzeun Historik Kombëtar, në dhomën e UNESCO-s. Sot në orën 19:00 do të jepen disa çmime, medalje dhe certifikata për artistët shqiptarë dhe të huaj. Dhe në fund do të botohet një katalog që do të përmbajë të gjithë veprat e artistëve.

Që në edicionin e parë, ideja e organizatorëve ishte që të kthenin dhe njëherë vëmendjen tek zhanri i artit pamor në Shqipëri. Bienalja do të çelet sot, më 20 shtator e do të vijojë deri në 30 shtator. Një event i tillë nuk duhet humbur për asgjë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb