Skudra që fiton nuk ndryshohet. Një tjetër rregull I pashkruar ky I futbollit dhe që Ardian Mema pritet ta respektojë në prag të transfertës kundër Bylis. Bardheblutë e ktyeqytetit u kthyen te fitorja në sfidën e fundit kundër Laçit, teksa kërkojnë vazhdimësinë për të mbyllur me sukses fazën e parë të Superligës.


Tirana Mema
Tirana Mema

Tirana aktualisht mban vendin e dytë me pikë të parabarta me Partizanin dhe vetëm një më pak se Teuta e vendit të parë. Ndalesa e kësaj të fundit dhe një fitore në Ballsh, do t’i lejonte skuadrës së Memës të merrte kryesimin në këtë pjesë të parë të sezonit. Ky është misioni, por Bylis ka treguar në këtë kampionat se nuk mund të kalohet lehtë, sidomos në shtëpinë e tij.


73388463 2393370744252367 8151515488749355008 N
73388463 2393370744252367 8151515488749355008 N

Golat nuk kanë qenë asnjëherë problem për bardheblutë në këtë sezon, ndërsa ashtu si në sfidën kundër Laçit, Mema pritet t’I besojë sërish Dungës, të favorizuar ndaj Majkëll Ngoo. I kënaqur edhe me mesfushën në fundjavë, tekniku i Tiranës nuk do të bëjë ndryshime. Gjithsesi, ai duhet të zgjidhë defektet në mbrojtje, që e kanë ndëshkuar Tiranën me gola në pesë ndeshjet e fundit. Transferta kundër Bylis dhe një fitore në këtë sfidë do t’I jepte Tiranës të tjera doza optimizmi në prag të një kalenadari të vështirë.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb