Erisildo Smaçi është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka arritur marrëveshje me mesfushorin, teksa lajmi është bërë publik nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Erisildo Smaçi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve.
Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen”- Shkruan klubi.
Smaçi është aktivizuar së fundmi në radhët e Dinamos. Më herët, ai është impenjuar me Apoloninë.
(J.S/BalkanWeb)