Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, në fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Bahskisë së kryeqytetit tha se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë.

Balliu tha se qytetarët paguajnë taksa dhe sërish kazanet e plehrave janë plot. Ai deklaroi se Rama “kërcënon” se PD do marrë rezultatin e 1997, duke thënë se kryeministri do ketë në zgjedhje rezultatin e PS të vitit 1992.

Klevis Balliu: Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen. Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo, edhe në spitale. Te Lana mban era Veliaj. Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Drejtësia, kur vjen puna tek Veliaj, nuk shikon. Kjo, pasi shikojnë se nuk ka incinerator.

Vjedhja e tenderave që bëhet në bashki, nuk bëhet pa kryetarin e Bashkisë. Në Shqipëri nuk ka shëndetësi, shëndetësia është degdisur në gjendje tepër të rëndë. Na thanë se Sali Berishën nuk mund ta kemi kryetar, por sot e kemi kryetar. Për Ramën, që thotë se do kemi rezultatin e 1997, i themi se do marrë rezultatin e 1992, që morën etërit e vet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb