SHBA

Rebel Wilson ka zbuluar në biografinë e saj ‘Rebel Rising’, se një anëtar i familjes mbretërore e ka ftuar në një festë me drogë dhe orgji në Kaliforninë e Jugut.

Ndonëse aktorja 44-vjeçare nuk e tregon se nga kush i erdhi ftesa, pretendon se është burrë dhe është i pesëmbëdhjeti ose njëzeti në radhë për fronin e Britanisë, – sipas Daily Mail.

‘Në atë çast mendova, çfarë mundësie ideale për të gjetur të dashur’, – shkruan ajo në librin e saj.

Sipas saj, festa ishte luksoze, me akrobatë, burra që kërcenin dhe vajza të veshura si sirena, në një pishinë gjigande.
‘E pashë anëtarin e familjes mbretërore duke marrë drogë nga qeset që po shpërndaheshin dhe sytë i kishte ngulur në gjoksin tim, si aseti më i mirë fizik që kam’, – deklaron ajo më tej.

Aktorja tha se droga ishte nxitëse për orgji, aktivitet që sipas saj, fillon gjithmonë në një pikë të mbrëmjes në festa të tilla.
Ajo shton se asokohe ishte e virgjër dhe sapo vuri re çfarë po ndodhte, ngriti fustanin e saj elegant dhe iku nga sytë këmbët.
Rebel Wilson hera herës zbulon detaje nga libri i saj biografik, i cili do të publikohet së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: