Bledi Shkëmbi dhe Tirana e tij tani janë një zonë të minuar. Trajneri që po drejton bardheblutë që prej qershorit ka përpara një sfidë shumë delikate ndaj Dinamos që mund të vendosë shumë për të ardhmen e tij.
Edhe pse për momentin ai ka besimin e klubit gjërat mund të ndryshojnë nga momenti në moment. Nëse loja e mirë dhe gabimet e gjyqtarëve mund ta justifikojnë disi, fakt është që pikët janë ato që e godasin.
Nëse Tirana nuk fiton me blutë, situata mund të tensionohet, pasi skuadrat e tjera do të jenë larguar shumë. Në këtë moment që flasim, bardheblutë janë 6 pikë larg nga kreu dhe katër nga vendi i katër.
Një gjë është e sigurt. Si Shkëmbi dhe skuadra duhet të tregojnë veten në kampionat, ndryshe kanë shkelur një minë, e cila mund të shpërthejë.