Tirana është në vendin e 9-të të tabelës së klasifikimit, por një nga faktorët e krizës së rezultateve është fakti se skuadra ka luajtur vetëm 6 nga 24 takimet në kryeqytet.

Pas Partizanit dhe Dinamos që kaluan tronditje dhe nuk kishin stadium, tani është radha e Tiranës që ta shijojë ndjesinë e keqe të “renegatit” dhe të endet qytet më qytet të Shqipërisë për luajtur futboll. Bardheblutë, duke mos llogaritur ndeshjet e Europës, janë kryeqytetit kanë luajtur 18 takime mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Kjo do të thotë se kanë udhëtuar rreth 3000 km nëpër Shqipëri, duke shkuar nga Korça, në Vlorë e dalë në Shkodër.

Skuadra ka lëvizur më shumë se 1100 km jashtë llogaritjeve të fillim sezonin. Transferta këto, të cilat i kanë shijuar tifozët, të cilët nuk kanë lënë qytet pa parë. Çuditë kanë qenë nga më të ndryshmet. Derbi me Dinamon është luajtur në Vlorë ose 300 km larg. Klasikja me Vllazninë u zhvillua në Lushnjë, ku Tirana u dënua për sjellje të tifozëve. Më e madhja ka qenë fakti, se për një sfidë me Laçin ka udhëtuar deri në Korçë. Kupën e Shqipërisë, nga e cila u eliminua, skuadra bardheblu e luajti në Vorë.

DURRËSI SI SHTËPIA E DYTË – Tirana e ka kthyer Durrësin dhe stadiumin “Niko Dovana” si një shtëpi të dytë. Katër nga 18 takimet i ka luajtur në qytetin bregdetar. Një gjë të tillë do ta bëjë edhe në sfidën me Elbasanin. Më parë ka luajtur me Egnatian, Teutën, Bylisin dhe tani me verdheblutë. Në fakt, Dinamo ka dashur të jetë skuadra e dytë e Durrësit, por kë vend e ka marrë Tirana, ndërsa blutë janë bërë “pronarë” të dytë të Elbasanit.

KRYEQYTETI – Gjashtë janë ndeshjet, ku bardheblutë nuk kanë dashur të marrin autobusin dhe të udhëtojnë. Bëhet fjalë për dy takimet derbi me Partizanin, si pritës dhe udhëtues, një sfidë me Elbasanin, një me Teutën, Elbasanin, Skënderbeun dhe Egnatian. Këto takime janë luajtur në “Arena Kombëtare”. Kjo e fundit ruhet mirë nga administruesit për ndeshjet e kombëtares apo për koncertet që zhvillojnë artistë të ndryshëm. Për bardheblutë ish “Qemal Stafa” është mollë e ndaluar…5

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb