Tirana-Bylisi është planifikuar të luhet në ora 17:00 në “Elbasan Arena”, gjithsesi zyrtarisht nuk ka një njoftim nga palët.

Mësohet se Elbasani ka kërkuar pagesën e stadiumit që të konfirmojë takimin në këtë fushë. Takimi me mallakstriotët është në shtëpi dhe duke parë që “Air Albania” është i zënë, Tirana duhet të vendosë mes Elbasanit dhe stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.

Bardheblutë janë kthyer në “renegatë”, sepse nga 12 javë kampionat, Tirana ka luajtur dy herë si pritëse dhe në takimet e tjera në transfertë. Bardheblutë deri tani nuk kanë prekur vetëm Kukësin dhe Pogradecin, pasi kanë luajtur në çdo qytet të mundshëm. Ndeshja Tirana-Bylis do të luhet pa tifozë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb