3 ndeshje, 2 fitore 1 barazim, 7 pikë në total dhe kreu i tabelës. Tirana e shef vetën në majën e klasifikimit pas pauzës së parë të sezonit, ky është një start që të gjithë e prisnin në shtëpinë e bardhebluve por as trajneri Mema e as stafi drejtues nuk janë të kënaqur plotësisht.

Mema
Mema

Ky është një vit ku realisht Tirana synon të rikthehet tek titulli kampion, si rrallë herë në vitet e fundit kryeqytetasit i kanë kartat e duhura për të synuar një objektiv të tillë. I vetmi detaj që zbeh këtë fillim sezoni janë dy pikët e lëna në kryeqytet përballë Teutës. E gjitha pjesa tjetër është aty ku duhet, mbase më mirë se sa parashikohej.

Osmani
Osmani

Më në fund trajneri Mema duket se ka gjetur ilaçin e duhur për të stabilizuar situatën në prapavijë. Zero gola të pësuar në 3 ndeshje, ky është një fakt që jep qetësi dhe garanci për një sezon të gjatë dhe konkurrues. Edhe sulmi duket në nivelin e duhur, 5 gola të shënuar në 3 ndeshje janë shifra të kënaqshme, pavarësisht se mund të bënin diçka më shumë duke parë dhe morinë e rasteve të krijuara.

Ngoo
Ngoo

Trajneri Mema ka në dispozicion 12 ditë të plota për të korrigjuar detajet e fundit, rikthimi pas pauzës së Kombëtares është asfiksues dhe shumë i vështirë. 3 ndeshjet e radhës priten të jenë përcaktuese për Tiranën teksa presin Skënderbeun, luajnë me Kukësin në transfertë dhe më pas përballen me Partizanin në derbin e kryeqytetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: