TIRANË- Një adoleshent rrëzohet brenda Piramidës në Tiranë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 10:30, ndërsa mësohet se djali i moshës 14-vjeç kishte hipur në një lartësi prej 20 metrash, aty ku bashkë me moshatarë kishte shkuar për të rrëshqitur.

Mësohet se ai ka rënë sipër pjesës me xhama dhe më pas brenda Piramidës. Gazetarja Marsela Karapanço raporton nga vendngjarja se djali është shëndoshë e mirë dhe se ka marrë vetëm një frakturë të vogël në dorë.

“E shoh me sy të lirë nga këtu ku ndodhet që është shëndoshë e mirë. Mund të ketë dëmtime të vogla. Ka veshur xhup blu dhe pantallona të zeza, ecën me këmbët e tij”,- deklaroi ajo.

Mësohet se djali me iniciale F. H. është shoqëruar nga një autoambulancë për një kontroll më të specializuar në spital.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: