TIRANË – Komisioneri Evropian Johannes Hahn do të vizitojë Shqipërinë më 23-24 mars, të hënën dhe të martën, për të kryesuar Dialogun e Nivelit të Lartë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë.

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit ka në programin e tij takime me autoritetet më të larta shqiptare dhe më pas, pjesëmarrjen në raundin e pestë të Dialogut.

Dialogu i Nivelit të Lartë për pesë Prioritetet Kyçe, të cilin Komisioneri Hahn do ta bashkëkryesojë me Kryeministrin Edi Rama, synon të intensifikojë punën e Shqiperisë lidhur me reformat kyçe të nevojshme për fazën e ardhshme të procesit të integrimit të vendit në BE.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Komisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Nishani, Kryetarin e Parlamentit Meta, Kryeministrin Rama, kryetarin e opozitës Basha dhe përfaqësues të biznesit dhe shoqerisë civile. Ai do të vizitojë disa qendra kulturore në Tiranë, një projekt të finacuar nga BE si dhe do të ketë një diskutim mbi çështjet e ndërlidhjes e transportit me Qeverinë. Në fund të vizitës, Komisioneri Hahn dhe Kryeministi Rama do tëmbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: