Nga LORENC RABETA*
TIRANE – Si rezultat i dixhitalizimit të gjitha të dhënave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur 8600 dosje të pronarëve dhe vendimet përkatëse për kryeqytetin duke nisur nga 1993. Secila nga dosjet që gjendet në arkivin e AKKP-së përmban tashmë datën e regjistrimin, emrin e subjektit të shpronësuar si dhe të atyre që i pretendojnë këto prona, sipërfaqet e njohura për kthim dhe ato të kthyerat, vendimet e gjykatave si dhe problematikën e secilës dosje. Ajo që bie në sy është se një numër i madh dosjesh kanë problematika, të cilat nisin nga mungesa e dokumentacionit, deri te mungesa e një vendimi zyrtar lidhur me to. Duke u nisur nga kërkesat e vazhdueshme të lexuesve, “Gazeta Shqiptare” vazhdon sot me publikimin e pjesës së fundit të listës me emrat e 1,800 dosjeve të Tiranës të zbardhura nga AKKP (sipas rendit alfabetik), bashkë me problematikën e secilës, ndërkohë që nesër do vijohet me publikimin e pjesës tjetër.

REGJISTRI
Zbardhja e plotë e numrit të dosjeve ka ardhur si pasojë e krijimit të Regjistrit Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas AKKP regjistri përmban të dhënat e dixhitalizuara të të gjitha dosjeve të arkivës së AKKP, por edhe regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit si dhe gjatë procesit të regjistrimit të vendimeve janë zbuluar plot 5457 dosje të cilat qenë arkivuar, por nuk qenë marrë asnjëherë në shqyrtim nga AKKP. Regjistri përmban gjithashtu edhe të dhënat mbi sipërfaqet e kthyera dhe sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve mevendime; Llojin e pasurisë së pretenduar, njohur, kthyer dhe kompensuar.

(Listat i gjeni në numrin e sotshëm të Gazetës Shqiptare)

(ar.sh/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: