Nga LORENC RABETA*


TIRANE – Pas evidentimeve në terren, ALUIZNI ka zbardhur 55 zonat informale të përfshira zyrtarisht në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Agjencia ka bërë gjithashtu publike hartën me sipërfaqet ku shtrihen këto zona në çdo njësi bashkiake, bashkë me drejtorinë që do kryejë procesin e legalizimit. Të tëra zonat të marra së bashku zënë një sipërfaqe totale prej 7.411 hektarësh.
Zbardhja e këtyre zonave u bë pas një vendimi të qeverisë që mban datën 10 shtator 2014, ku përcaktoheshin procedurat “e evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje, shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”. “Drejtoritë në varësi të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) duhet të kryejnë procedurat e evidentimit në terren, të përgatisin dokumentacionin e gjendjes faktike të ndërtimeve informale, si dhe të hartojnë dokumentacionin teknik e ligjor për zonën informale”, përcakton vendimi i qeverisë.


ZONË INFORMALE
Në përcaktimin e qeverisë, zonë informale do të konsiderohet territori me sipërfaqe mbi 2 hektarë, i zënë nga ndërtime informale…


(Lexo më shumë në numrin e sotshëm të Gazetës Shqiptare)
(ar.sh/BalkanWeb)

Etiketa: