TIRANË- Blutë e Policisë së Tiranës, gjatë fundjavës ka arrestuar 15 shtetas, 9 shtetas për vepra të ndryshme penale, 6 shtetas për shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor si edhe ka plotësuar kërkesë padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për 4 shtetas.

Kështu është vënë në pranga 24-vjeçari Arsilvjo Gjinaj, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar mjetin motor, tip Yamaha, me targë italiane DD 18648, 600 ç, pa leje drejtimi. (Neni 291 i K.Penal)

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin Endrit Linza, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa TR 2937L, në gjendje të dehur.

Më datë 22.08.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Armond Kurti, 40 vjeç, banues në Tiranë, me leje drejtimi të klasit B, C, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Audi”, me targa AA 966JO, në gjendje të dehur.

Po në të njëjtën ditë u arrestua në flagrancë shtetasi Marsel Kume, 36 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, me targa TR9338E, në gjendje të dehur.

Në pranga ka përfunduar edhe shtetasi L. Mesi, 18 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lancin”, me targa TR 601 B, me fushë kilometrike 140 km/orë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: