Në Tiranë, një 20-vjeçar u arrestua nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare.

Policia ka proceduar edhe babanë e adoleshentes, pasi dyshohet se ka ushtruar presion psikologjik ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.

Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: