TIRANË– Një doganier dhe një tregtare janë vënë në pranga nga “krimi ekonomik’ pasi akuzohen për kalim të mallrave kontrabandë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar tregtarja Bejaze Llapushi dhe doganieri Endri Dafa, 30 vjeç.

Policia sqaron se tregtarja akuzohet për kontrabandë mallrash ndërsa Dafa përgjegjës turni në doganën e Rinasit akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas policisë dy të arrestuarit kalonin mallra kontrabandë, konfeksione dhe flori.

Ndërkohë, pas investigimeve në terren të News 24 mësohet se bëhet fjalë për kalimin e një çante të vetme me rroba.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: