TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24–vjeçar, i cili dyshohet si vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se i riu u prangos në zonën e njohur si “Unaza e Re” në kryeqytet, pasi në lokalin e tij u gjetën armë të ndryshme.
Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit, ndërsa efektivë të RENEA-s po bëjnë kontrolle në banesat e tij në Elbasan dhe Durrës.
Ndërkohë pritet që policia të japë versionin zyrtar për arrestimin e të riut, ndaj të cilit janë ngritur dyshime të forta se ka kryer vrasje me porosi.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb