TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy shtetas, të cilat akuzohen për ndërtim të paligjshëm. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, me anë të efektivëve të Komisariatit nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Korrupsionin vunë në pranga Nadire Qinami (Dano), 58 vjeç, banuese në Tiranë, pronare e firmës së ndërtimit “Brilant” Sh.p.k dhe Enea Koçiasi, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë kësaj firme ndërtimi.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga verifikimi i dekumentacionit rezulton se kanë ndërtuar në objektin me leje 5+2 edhe 3 kate të tjera shtesë duke e ngritur objektin në 10 kate”,­ thuhet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu, është vendosur sekuestro preventive e pallatit 10 katësh tek rruga “Frederik Shiroka”, pranë 21­-shit në kryeqytet. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb