TIRANE- Një 35-vjeçar nga Tirana është rrëzuar nga tarraca e shtëpisë, ku po punonte, dhe ka rënë në lumë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Frutikulturë” në Kamëz.

Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar menjëherë policia së bashku me polumbarët e RENEA-s, të cilët pas 1 ore kërkimi për gjetjen e tij kanë bërë të mundur evidentimin e këtij shtetasi, i cili ndodhej në terren të vështirë në mes të dy rrymave të lumit, dhe ishte i gjallë.

Shtetasi Nazmi Buçi, po punonte mbi tarracën e shtëpisë, në momentin kur ra në lumin e Tiranës. Edhe pse polumbarët arritën ta nxirrnin gjallë nga lumi, ai ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: