TIRANE- Nëna denoncon ndër rimin e foshnjës në maternitet, ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në datën 16 nëntor, pasi 20- vjeçarja M.Ç. ka lindur foshnjën e saj, mjekët i kanë thënë se fëmija kishte lindur i vdekur.

 

Por, nëna e re nuk e ka pranuar këtë fakt dhe pas kësaj ajo ka akuzuar bluzat e bardha të maternitetit të Tiranës se i kanë ndërruar foshnjën. Kallëzimin në polici e ka bërë vetë bashkëshorti i 20-vjeçares, Sh.Ç., i cili ka pretenduar gjatë dëshmisë së tij se në maternitet pas lindjes së foshnjës, mjekët i kanë thënë se ka lindur e vdekur, duke ngritur dyshime tek familjarët se e kanë ndërruar atë.

 

Ndërkohë, pas marrjes së këtij denoncimi, kufoma e bebes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të përcaktuar ADN-në dhe shkakun e vdekjes. Por, ditën e djeshme, policia përmes një njoftimi ka sqaruar se në kuadër të denoncimit të SH. Ç., për veprën penale të “Ndërrimit të fëmijës”, kanë nisur hetimet në ngarkim të disa shtetasve. Policia sqaron se për arsye hetimi, nuk mund të japë të dhëna të tjera as se kush po hetohet dhe as se përse, por ajo që dihet me siguri është fakti se pas këtyre hetimeve do të zbardhet e vërteta e vdekjes së foshnjës së sapolindur.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: