TIRANE- 8 persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Lili Qirjako, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, me targë AA 713 KL dhe 25-vjeçarin Aleksandër Gjoka, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 274 EO.

Ndërkohë, në pranga u vu dhe 30-vjeçari Shkelqim Malaj, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”, me targë AA 734 FM, Andi Zeneli, 37 vjeç, sepse në orën 04:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”, me targë AA 456 LA.

Po ashtu u kap dhe Ardian Mikushnica, 41 vjeç, banues në Mitrovicë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë 02-360-BS. Neni 291 i Kodit Penal, Ibrahim Burgu, 48 vjeç, i cili u kap në rrugën “Asim Vokshi”, në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë AA 614 DF.

Po sot u arrestuan Klevis Dauti, 22 vjeç, pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Civic” dhe Eduard Hoxha, 33 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, me targë LU 2789 C. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: