TIRANË-Një 26-vjeçar nga Lundra ka hipur në pemë dhe më pas ka kërcënuar se do hidhej prej saj në shenjë proteste ndaj IKMT-së. I riu Muharrem Gëzdari ka qëndruar për më shumë se 3 orë në pemë pasi deklaron se IKMT do i prishë shtëpinë. 26-vjeçari është shprehur se banesën e ka në proces legalizimi. Pas tre orës i riu ka pranuar të zbresë nga pema.

 

MMSR: FAMILJES GËZDARI I KEMI OFRUAR MBËSHTETJE, NUK KANË PRANUAR

Ministria e Mirëqenies Sociale ka reaguar lidhur me rastin e familjes Gëzdari ku një nga pjesëtarët e familjes u ngjit në pemë në shenjë proteste për të mos i shembur shtëpinë. Sipas MMRS kësaj familje i është ofruar mbështetje dhe transferim në Qendrën Tranzitore të Emergjencave pasi banesa ku jetojnë është në gjendje të amortizuar por askush nga familja nuk ka pranuar.

 

REAGIMI I MMRS-SË

Në vijim të shqetësimit të ngritur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit,

përfaqësues të Shërbimit Social Shtetëror, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale

dhe Rinisë, në datën 20.03.2015 morën në vlerësim situatën e familjes Gëzdari.

Pas verifikimeve të kryera, grupi i SHSSH-së konstatoi se:

Familja përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët fëmijët janë të moshës 20-27 vjeç, ku asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar pranë zyrës së punës si punëkërkues. Banesa e familjes Gëzdari është në gjendje të rënduar fizike, e përmbytur disa herë dhe të gjitha orenditë shtëpiake janë dëmtuar dhe bërë të papërdorshme.

Pas vlerësimit të kryer, grupi i punës i ofroi familjes si më poshtë:

  1. Transferimin e familjes Gëzdari në Qendrën Tranzitore të Emergjencave;
  2. Rregjistrimin në zyrat e punës e të gjithë personave të familjes që janë të aftë për punë;
  3. Paketa ushqimore për një periudhe 2 mujore;
  4. Transferimin e gjendjes civile nga komuna Farkë në Tiranë;
  5. Aplikimin pranë njësisë bashkiake si të pa strehë, në mënyrë që familja të përfitojë nga

shërbimet sociale vendore;

  1. Mbështetje në vijim me shërbime për familjen, me qëllim fuqizimin e saj dhe ndërtimin e një jetese të pavarur jashtë Qendrës Tranzitore të Emergjencave.

Në Qendrën Tranzitore të Emergjencave punohet me programe specifike për fuqizimin sa më të shpejtë të familjeve dhe këto shërbime i’u ofruan familjes Gëzdari. Por, të gjitha shërbimet e ofruara nga grupi i punës i Shërbimit Social Shtetëror u refuzuan nga familja Gëzdari. Shërbimi Social Shtetëror është i gatshëm të ofrojë mbështetjen e nevojshme për familjen Gëzdari në çdo kohë.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: