TIRANË-Një e moshuar ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes nga dy persona të maskuar pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin “Mustafa Koçi”. Dy grabitësit ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e 78-vjeçares e kanë dhunuar dhe i kanë marrë 100 mijë lekë. E moshuara identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: