TIRANË- Shënohet viktima e parë nga i ftohti në vendin tonë. Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Trupi i pajetë i personit ende të paidentifikuar është gjetur në rrugën e Elbasanit.

Policia dhe një autoambulancë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen të jetë bërë i ftohti.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Tiranës për t’ju nënshtruar autopsisë që do të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes së tij.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: