TIRANË- Kufoma e një personi të seksit mashkull është gjetur mesditën e kësaj të diele në landfillin e Sharrës, në kryeqytet.

Me të marrë njoftimin, një grup hetimor u nis drejt vendngjarjes ku konstatuan tek vend grumbullimi i mbeturinave, kufomën e seksit mashkull.

Pas disa orësh hetime u arrit të identifikohet kufoma. Viktima është 17-vjeçari Ardit Xhoklaj nga Tropoja Sipas burimeve policore paraprakisht dyshohet se viktima ka renë në kazanin e makinës së plehrave dhe e ka goditur presuesja e mbeturinave.

Fillimisht u dyshua se viktima ishte punonjës në landfill pasi në duar kishte doreza dhe të veshur mbante një mushama si e punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.

Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Viktima eshte transportuar për në morg ku do bëhet autopsia nga eksperti mjeko ligjor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: