TIRANE- Një 49-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme, pasi iu gjetën 40 bimë kanabis sativa. Blutë e Tiranës kanë gjetur dhe sekuestruar bimën narkotike.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë e 49-vjeçarit Ismail Avdulaj, iu gjet edhe një pushkë me 510 fishekë.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet K.A, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 151 rrënjë kanabis, dhe një armë zjarri tip kallashnikov.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb