TIRANË – Edhe fëmijët pa prindër e dëshirojnë një botë me ngjyra. Të vegjlit e Shtëpisë së Fëmijëve Tiranë dhe Sarandë kanë hapur që nga 5 marsi, ekspozitën e tyre, titulluar “Një botë me ngjyra” në Teatrin e Kukullave.

Ministria e Kulturës ka ftuar qytetarët sot, në orën 17:00 në Teatrin e Kukullave, për të kurorëzuar aktivitetin, duke ndarë së bashku talentin e fëmijëve, por edhe për të kontribuar nëpërmjet blerjes së pikturave të tyre. Mesazhi i ditës është: “Mos mungoni! Fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb