TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Altin N. Ndoci i dyshuar si hajdut makinash.

Arrestimi i tij u bë sot në rrugën “3Dëshmorët”, ndërsa policia bën me dije se këtij shtetasi iu gjetën edhe 3 pistoleta ‘Bereta’, ‘Mulli Colt’ dhe një ‘TT’. Po ashtu ky person kishte me vete edhe një radio policie.

Policia sqaron se Ndoci është kapur në mjetin ‘Citroen’ me targë AA942KB.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: