TIRANË

Një makinë policie është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Bëhet fjalë për një mjet tip “Benz”, i cili ka përplasur makinën e policisë te “21 Dhjetori”.

Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka të dëmtuar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve. Policia ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb