TIRANE – Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Kredia e Fundit”, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga 4 të rinj, një vajzë po procedohet në gjendje të lirë dhe një 24-vjeçare është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se këta persona kanë konsumuar elementët e veprave penale “Mashtrim në kredi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Mësohet se shtetasit e arrestuar janë:
1. Ledion Balla, 25 vjeç, banues në Tiranë.
2. Visardi Koleci, 24 vjeç , banues në Tiranë.
3. Ergest Dorzi, 29 vjeç, banues në Tiranë.
4. Andrea Kateshi, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasen: M. R., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasja T. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, këta shtetas aplikonin për kredi individuale konsumatore, duke falsifikuar dokumente të ndryshme për aplikim kredie dhe dyshohen të kenë përfituar shuma nga 300.000 deri në 1.000.000 lekë të reja.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pare Tiranë për veprat penale “Mashtrim në kredi” dhe “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga Nenet 146 dhe 186 të Kodit Penal.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: