TIRANË-Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet. Një motorr ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën si pasojë e shpejtësisë, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi Avdjon. A, 22 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës së enjte, ndërsa 22-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë së Spitalin e Traumës. Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: