Në kuadër të operacionit “Two”, policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin 28-vjeçar Mikel Zhegu.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim për 2 masa sigurie, 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve.

 

Njoftimi i plotë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Two”.

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Two” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb