TIRANË – Policia ka ndaluar sot një avokat nga Lezha, i cili kërcënonte me mesazhe në celular, një gjykatës të këtij rrethi. Kërcënimet me sms kishin ardhur pasi i ishte kanosur edhe gojarisht gjyqtarit.

Avokati Ded Guri, 48 vjeç, u ndalua në mesditë rreth orës 15.30 për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”. Ndalimi i tij u bë në Tiranë, pas një pune të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë.

Guri ishte shpallur person në kërkim që më datë 11 shkurt.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: