TIRANË – Ka ndërruar jetë sot, ish-kryetari i parë i bashkisë së Tiranës i pas viteve ’90, z.Sali Kelmendi. Ai vdiq në moshën 68-vjeçare, pas një ataku në zemër, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij.

Bashkia e Tiranës njoftoi se homazhet në nderim të ish-kryetarit të Bashkisë, z.Sali Kelmendi, do të zhvillohen ditën e neserme me datë 8 shkurt 2015, nga ora 13.00-15.00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Kelmendi lindi në Tiranë në 31 maj 1947. Ishte me profesion inxhinier dhe u angazhua në politikë që në fillimet e demokracisë. Ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare në vitin 1990 dhe i pari kryebashkiak i zgjedhur në mënyrë demokratike në Tiranë pas zgjedhjeve vendore të korrikut 1992.

Gjatë viteve 1992-1996, mbi 90% e ndërmarrjeve dhe 100% e shtëpive u privatizuan. Në atë periudhë, ai punoi shumë për strehimin e familjeve të persekutuara politikisht dhe kontribuoi në transformimin e kryeqytetit nga një ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar në një ekonomi të orientuar drejt tregut.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: