TIRANË- Ndryshime në radhët e drejtuesve të komisariateve të policisë në kryeqytet. Burime të News 24 bëjnë me dije se Engjëllush Avdyli është emëruar në krye të komisariatit nr.2. Avdyli zëvendëson këtu Ilir Prodën, i pezulluar tashmë nga detyra.

Më herët Engjëllush Avdyli kryente detyrën e shefit të Njësisë Shqiponja në Tiranë.

Vendin e tij në krye të Shqiponjave e ka zënë Vladimir Laska.

Në komisariatet e Tiranës ka pasur ndryshime edhe në radhët e shefave të rendit. Kështu, shefi i rendit të komisariatit nr.5, Qatip Bara është zëvendësuar në këtë detyrë nga Edmond Meshini, i cili më herët ka kryer këtë funksion pranë komisariatit nr.4.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: