TIRANE- Ka nisur një procedim penal për disa shtetas të cilët nuk iu bindën urdhrit të policisë, ndërkohë që kanë prishur  rendin dhe qetësinë publike. Gjithçka ka ndodhur në një lokal nate, ku menaxheri nuk i është bindur policisë për të ulur volumin e muzikës. Shkak për nisjen e procedimit janë bërë bisedat, jo vetëm me menaxheri, por edhe me disa persona të tjerë të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policisë.  Konkretisht sipas komunikatës së Policisë  thuhet se   ‘Me datë 03.01.2015 rreth orës 03.30’ në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonë  e ish bllokut, Komisariati i Policisë Nr. 2. Tiranë ka filluar procedimin penal në ngarkim të disa shtetasve për veprën penale të “Mosbindjes ndaj urdhrit te punonjësit te policisë” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga neni 242 e 274 te K.Penal. Sa mësipërm, u proceduan : Pellumb N. 27 vjec, Emiljan Xh. 17 vjeç, Arben T. 27 vjeç,  Ervis Xh. 28 vjeç, Petro H.  43 vjeç, Ardit C.  29 vjeç, Mahmut B. 20 vjeç, Frenki B. 18 vjeç, Klaudio Ll. 22 vjeç, Arjan P. 19 vjec, Koco Ll. 19 vjeç, Olsi M. 18 vjeç, Erion B. 18 vjeç, Ermal D.  28 vjeç, Denis L. 37 vjeç, Rafael B. 25 vjeç. Këta shtetas u proceduan penalisht, pasi punonjësit e policisë të cilët kanë qenë duke patrulluar në zonën e ish-bllokut, u kanë kërkuar menaxherëve të një lokali nate, të ulin muzikën pasi kishte shqetësime nga banorët e zonës. Menaxheri i këtij lokali i shoqëruar nga shtetasit e lartpërmendur kanë debatuar duke mos ju bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Materialet për shtetasit e sipërcituar ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Mosbindje  ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” si dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”parashikuar nga neni 242 e 274 te K.Penal’-thuhet në njoftim.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb